28 dhjetori është shpresa jonë. 79 herë besim dhe përkushtim, ka thënë kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numrin 79, Besim Mulaj pas takimeve në Sharr, Prizren dhe Therandë.
Me këtë rast, Mulaj ka falënderuar qytetarët e këtyre qytetarëve për mbështetjen që janë duke ia dhënë për zgjedhjet e se dielës.
“Nga Sharri në Prizren, nga Prizreni në Therandë – takime të ngrohta me miq, simpatizantë dhe votues të LDK-së. 28 dhjetori është shpresa jonë. 79 herë besim dhe përkushtim. Faleminderit secilit mbështetës për fjalën e mirë, për dorën e shtrirë dhe për besimin. Zoti ju bekoftë!”, ka thënë Mulaj.






