21.4 C
New York
Thursday, April 24, 2025

Buy now

Kandidatët zgjedhorë: Kryetarët veriorë me fushata simpatike (Video)

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Zubin Potokut nga PDK-ja, Izmir Zeqiri, po bën fushatë për zgjedhjet e 23 prillit, ndonëse në rrethana të tjera pas bojkotit nga Lista Serbe.

Ai po takon në baza ditore qytetarët e Çabrës ku edhe banon, për të kërkuar votën e tyre. Shqiptarët e mirëpresin kandidimin e bashkëfshatarit për të parin e komunës ku janë pakicë. Protagonisti i siguron që në rast fitoreje nuk do ta harrojë vendlindjen.

“Kryetarllëkun” ky e sheh si përgjegjësi derisa premton se do të jetë unifikues.

Fushata po zhvillohet edhe në veri të Mitrovicës, ndonëse pa tubime të mëdha. Nga veriu apelojnë që të dielën të dalin të gjithë qytetarët pa dallime, për të shprehur vullnetin e tyre.

Të ngjashme

Të fundit