10 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Kandidatët për policë i nënshtrohen testit fizik, publikohen pamje

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon faza e dytë e testimit të kandidatëve për zyrtarë policorë, fazë e cila përfshinë shkathtësistë fizike.

Bëhet e ditur se kjo fazë e dytë ka filluar të mbahet nga data 28.03.2022 e cila do të zgjasë deri me datën 30.03.2002

Më tej shtohet se në këtë testim janë të ftuar 1447 kandidatë të cilët kanë kaluar fazën e testimit me shkrim.

Ndërsa ata që i nënshtrohen testit fizikit në baza ditore janë 500 kandidatë të ndarë në dy grupe.

Lexoni njoftimin e plotë:

Vazhdon testimi i shkathtësive fizike i kandidatëve për zyrtarë policorë

Policia e Kosovë pas publikimit të rezultateve të testit me shkrim të kandidatëve për zyrtarë policorë dhe informimit të tyre me kohë, ka vazhduar me fazën e dytë të testimit të shkathtësive fizike i cili ka filluar të mbahet nga data 28.03.2022 deri me datën 30.03.2022, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri. Në këtë testim janë të ftuar 1447 kandidatë të cilët kanë kaluar fazën e testimit me shkrim.

Numri i kandidatëve të cilët po i nënshtrohen testit fizik në baza ditore është 500 kandidatë të ndarë në dy grupe, proces ky i cili vazhdon edhe nesër.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=263958492611083&id=100069908031425

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit