Disa kandidatë për noterë, tashmë kanë deponuar ankesat e tyre për vendimin e Albulena Haxhiut, e cila jashtëligjshëm kishte lejuar kandidatët që nuk kanë pausr të drejt të konkurojnë për zyre të reja, sepse s’ua lejonte udhëzimi administrative. Por, ministria e drejtësisë në process e sipër, siç mer vesh Gazeta Nacionale, e ka ndryshuar rregullorën, jashtëligjshëm, për t’ua mundësuar kandidatëve që të japin dorëheqje nga zyret në qytetet ku kishin qenë më parë, e të marin zyre në qytetet ku ata preferonin.
“ANKESË, kundër vendimit me nr. 164/2025, i datës 27.03.2025, i nxjerrë nga ministrja në detyrë e Ministrisë së Drejtësisë Albulena Haxhiu. Vendimi me nr. 164/2025, i datës 27.03.2025 është diskriminues, sepse ju ka dhënë përparësi kandidatëve të cilët nuk kanë pas të drejtë të konkurojnë për zyra te reja noteriale brenda 3 viteve, pasi që të njëjtit paraprakisht kanë qenë të emëruar me vendim në juridiksionin e komunave përkatëse.” – thuhet ndër të tjera në ankesën që e ka parë Nacionale.
Tutje aty specifikohen shkeljet që janë bërë nga Ministria e Drejtësisë me udhëzimin administrative.
“Në udhëzimin administrativ për procedurën e konkurimit dhe përzgjedhjen e zyreve noteriale UA. 09/2011, datë 03.11.2011, në nenin 8, pika 5 pika 5, thuhet: ‘’Kandidatet te cilet kane kaluar me sukses te gjitha procedurat dhe jane caktuar ne nje vend per hapjen e zyres noteriale kane te drejte te konkurojne per zyrat e tjera te lira noteriale pas kalimit te periudhes tre (3) vjecare nga data e caktimit ne zyren noteriale perkatese’’.
Ky vendim është nxjerrë pasi që kishte përfunduar intervista për emërimin për noter, e që procedura për përzgjedhjen e tyre bazohej ne UA. 09/2011, mirëpo i njejti udhëzim (09/2011) u shfuqizua menjëherë pas intervistimit.” – thuhet aty.
Gazeta Nacionale merr vesh, se disa nga kandidatët paraqitën edhe kërkesën për Masë të Përkohshme pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, departmenti për çështje administrative, por që kjo kërkesë është refuzuar, ndërkohë për meritën e padisë nuk është vendosur ende.
Cili ligj është shkelur, sipas kandidatëve?
Me këtë rast është shkelur edhe Ligji Nr. 05/L -031 PËR PROCEDURËN E PËRGJITHSHME ADMINISTRATIVE, neni 101, pika 1.1.
Poashtu është shkelur edhe LIGJI Nr. 06/L-010 PËR NOTERINË, Neni 76 ku thuhet
“Aktet nënligjore : 1. Aktet nënligjore të parapara me këtë ligj Ministri i nxjerr në afat brenda gjashtë (6) muajve prej ditës së hyrjes në fuqi të këtij ligji. Deri në nxjerrjen e akteve nënligjore të reja vlejnë aktet ekzistuese nënligjore.
Ndryshe, në vitin 2019 ishte mbajtur provimi i noterisë kur minister kishte qenë Abelard Tahiri, e që ishte debat edhe në Kuvend të Kosovës në atë kohë.
Albulena Haxhiu e kishte anuluar si process, kinse i kunderligjshem, por Gjykata pati vendosur ndryshe, pra shkeljet e pretenduara nuk ishin vërtetuar.
Me ardhjen e Haxhiut në pozitën e Ministres së drejtesiseë bëri shkeljet ligjore të lartcekura.
Ndryshe, Nacionale merr vesh që disa nga kandidatët edhe pse ishin më të suksesshmit në krejt procesin, tashmë kanë mbetur pa punë