Ka disa politikanë që provuan bëhen kryetar të komunave, por nuk morën votat e mjaftueshme.
Megjithëse rriti përqindjen e votave, Uran Ismaili, i PDK-së mbeti i treti në renditjen e kandidatëve për ta udhëhequr Prishtinën.
As përkrahja e kryeministrit në detyrë, e as pozita në qeveri, nuk i kreu punë Arsim Ademit të VV-së që për të dytën herë dështoi në përballjen me Sokol Halitin e LDK-së në Viti.
Të njëjtin fat e pati edhe bashkëpartiaku i Ademit në Kacanik, Jeton Raka, që anise ju ndërruan kundërkandidatët nga PDK, të dytë e mundën.
Rezultati i para katër vjetëve nuk e demotivoi për garë as Ekrem Hysenin në Podujevë, që rikandidoi, por sërish nuk arriti të marrë drejtimin e kësaj komune që mbeti tek Shpejtim Bulliqi.
Parashikimi të parit të LDK-së nuk i doli për Suharekën, ku sërish i dyti doli Ardian Shala.
Ndiqni kronikën për detaje:
*Klikoni






