Vazhdon fushata për rritjen e ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Sot u organizua Pazari i parë rozë, pjesë e të cilit ishte edhe ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler. Porosia e ambasadores amerikane ishte që gratë të mos presin shfaqjen e simptomave, por të shkojnë në kontrolle te rregullta. Rreth 700 gra në vit preken nga sëmundja e kancerit të gjirit në Maqedoninë e Veriut.
“Pothuajse gjithkush këtu njeh dikë që është prekur nga kanceri i gjirit, andaj ngjarjet si kjo janë kaq të rëndësishme për të bashkuar komunitetin. Ajo që gjithashtu është e rëndësishme, është qasja pozitive ndaj kësaj. Në dëshmojmë sot se çdo muaj është muaji i duhur për të vendosur rozë.
Kanceri i gjirit është sfidë të cilën mund ta mposhtim përmes edukimit, zbulimit të hershëm dhe qasje globale në sistemin shëndetësorë”, deklaroi Angela Ageler- Ambasadore e SHBA-së. /Alsat.mk/