7.6 C
New York
Saturday, March 1, 2025

Buy now

Kancelari i ardhshëm gjerman: Nuk i ngatërrojmë agresorët me viktimat në këtë luftë të tmerrshme

- Advertisement -

Kancelari i ardhshëm gjerman, Friedrich Merz, ka reaguar menjëherë pas një takimi të dështuar mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili përfundoi në retorika shumë të ashpra dhe në prishjen e firmosjes së një marrëveshjeje historike për mineralet e rralla.

Përmes një publikimi në median sociale X, ai ka treguar mbështetjen e qartë ndaj Ukrainës.

Në komentin e shkurtër, ai ka shkruar:

“I dashur Volodymyr, ne qëndrojmë me Ukrainën në kohë të mira dhe në sprova.

Nuk duhet të ngatërrojmë kurrë agresorin dhe viktimën në këtë luftë të tmerrshme”.

Një reagim të shpejtë e ka pasur edhe kancelari në largim, Olaf Scholz, i cili po ashtu ka treguar mbështetjen ndaj Ukrainës.

“Askush nuk dëshiron paqe më shumë se qytetarët e Ukrainës! Kjo është arsyeja pse ne po punojmë së bashku për të gjetur një mënyrë për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë. Ukraina mund të mbështetet te Gjermania – dhe te Evropa”, shkruan Scholz.

Më herët, ka reaguar edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili po ashtu tregoi mbështetjen e tij për Zelenskyn dhe sakrificën e ukrainasve.

Macron, menjëherë pasi takimi u përmbyll, shkroi: Rusia është agresori. Ukraina është populli që është sulmuar. Ne duhet t’i respektojmë ata të cilët kanë luftuar që nga fillimi.

Shtëpia e Bardhë ndërkohë nuk pranoi raportimet se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është larguar nga aty, pas një debati tejet të ashpër me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili rezultoi edhe në dështimin e firmosjes së një marrëveshje për mineralet e rralla.

Sipas një zëdhënësi të Shtëpisë së Bardhë, i cili ka folur për Fox News, ishte Trump ai i cili përzuri Zelenskyn dhe jo ky i fundit, i cili u largua pas takimit.

Nuk kuptohet ende pse është një detaj kaq i rëndësishëm ky për Shtëpinë e Bardhë, që ka bërë të ketë reagim kaq të menjëhershëm.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit