-10.7 C
New York
Friday, January 30, 2026

Buy now

Kancelari gjerman: Mbrojtja bërthamore evropiane një shtesë e përbashkët nukleare me ShBA

- Advertisement -

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi se përfshirja në një “ombrellë bërthamore evropiane” do të konsiderohej si një shtesë ndaj parandalimit të përbashkët bërthamor me SHBA-të, në një kohë kur po diskutohet për kapacitetet mbrojtëse të BE-së.

“E dimë që duhet të marrim disa vendime strategjike dhe ushtarake këtu”, tha lideri gjerman  gjatë një takimi me kryeministren lituaneze, Inga Ruginiene.

Megjithatë, sipas tij, “koha nuk ka ardhur ende” për një vendim përfundimtar.

“Po zhvillohen bisedime strategjike me vendet e përfshira, por ato janë ende në fillim”, shtoi Merz.

“Gjermania ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore sipas dy traktateve të detyrueshme, përfshirë Marrëveshjen ‘Dy plus katër’ që hapi rrugën për ribashkimin e Gjermanisë në vitin 1990 dhe Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore”, theksoi kancelari Merz.

“Në këtë kuptim, nuk është në diskrecionin tonë dhe nuk është brenda juridiksionit tonë të kemi armë bërthamore në Gjermani”, tha ai.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se “nuk flasim me shtetet e tjera evropiane për parandalimin e përbashkët bërthamor”, shtoi ai.

Të ngjashme

Të fundit