WhatsApp Channels është një prej veçorive më të mirë të disponueshme në platformë. WhatsApp i prezantoi Kanalet në 2023 si një mënyrë ku një bazë e gjerë përdoruesish merr përditësime nga disa organizata dhe njerëz brenda platformës.
Nëse organizatat apo njerëzit përdorin Kanalet, atëherë nuk lind më nevoja për të përdorur platformat e medias sociale që të qëndroni të përditësuar.
Por çfarë janë saktësisht Kanalet, si të merrni qasje në të dhe si Kanalet ndryshojnë nga Komunitetet?
Çfarë është një Kanal në WhatsApp?
Një Kanal në WhatsApp është një funksionalitet privat komunikimi që ju jep mundësi administratorëve të dërgojnë mesazhe një-tek-shumë për ndjekësit e tyre.
Si një ndjekës i një Kanali, ju do të merrni përditësime nga njerëz dhe organizata të rëndësishme. Për nga dizajni, WhatsApp fsheh numrin dhe foton e profilit të një administratorit Kanali për ndjekësit. Ndjekësit gjithashtu nuk mund të shohin numrat dhe fotot e profilit të ndjekësve të tjerë. Kështu nëse ndiqni një Kanal WhatsApp nuk rrezikoni të zbuloni numrin e telefonit.
Por administratorët mund të shohin emrin e profilit dhe foton në varësi të konfigurimeve tuaja të privatësisë. Janë disa lloje të ndryshme kanalesh në WhatsApp. Në këto momente që shkruajmë kanalet më të famshme janë kryesisht sportive si WWE, Real Madrid, Manchester City dhe Liverpool Football Club. Por WhatsApp gjithashtu ka një Kanal të dedikuar me miliona ndjekës ku qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit të aplikacionit.
Si të aksesoni Kanalet e WhatsApp?
Aktualisht ky funksionalitet ofrohet vetëm për disa vende dhe rajone për përdoruesit që kanë versionin e fundit të aplikacionit. Aktualisht Kanalet e Whatsapp janë të disponueshme në Singapor, Kolumbi, Ukrainë, Kili, Malajzi, Egjipt, Peru, Kenia dhe Marok.
Të gjithë të tjerët jashtë këtyre vendeve nuk mund të aksesojnë funksionalitetin ndërsa duhet të presin për në përditësim. /PCWorld Albanian/