Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një takim me ambasadoren jorezidente të Kanadasë për Kosovë, Jessica Blitt.
Siç theksohet në një njoftim, Kurti ka shprehur mirënjohjen në veçanti për mbështetjen e dhënë për zhvillim, avancim të të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore, si dhe përkrahjen në procesin e anëtarësimit e Kosovës në organizata ndërkombëtare, përcjell lajmi.net
Kurse Blitt ka ritheksuar mbështetjen e Kanadasë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Ambasadorja Blitt, e cila është ambasadore rezidente në Zagreb të Kroacisë, falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen. Ajo ritheksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kanadasë ndaj Republikës së Kosovës, si dhe mbështetjen në rrugëtimin e saj për integrim dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, thuhet në një komunikatë të Zyrës së Kryeministrit.