Kanadaja ka ndaluar 324 modele të armëve sulmuese, të cilat autoritetet do të mbledhin për t’i dërguar në Ukrainë. Ministri i Mbrojtjes, Bill Blair tha se Otava do të punojë me shpërndarësit dhe dyqanet e armëve që mund t’i kenë këto armë në magazinë për t’ja dërguar Ukrainës që t’i përdorin në luftë.
“Çdo ndihmë që mund t’u japim ukrainasve është një hap drejt fitores së tyre ,” tha ministri.
Ky njoftim vjen në prag të 35- vjetorit të femicidit masiv në Ecole Polytechnique de Montréal, i cili u kushtoi jetën 14 grave në vitin 1989.
“Për të nderuar kujtimin e atyre që humbëm në të shtënat masive, ne duhet të veprojmë në kontrollin e armëve dhe të kufizojmë aksesin në armët e përdorura për të kryer këto krime të tmerrshme ”, deklaroi Ministri i Sigurisë Publike, Dominic LeBlanc.
Njoftimi e çon numrin e modeleve të armëve të zjarrit të ndaluara në më shumë se 1800.