23.5 C
New York
Friday, August 1, 2025

Buy now

Kanadaja do ta njohë shtetin palestinez në shtator

- Advertisement -

Kanadaja do ta njohë shtetin palestinez në muajin shtator, ka deklaruar Kryeministri kanadez Mark Carney për gazetarët të mërkurën, raporton CNN.

“Kanadaja ka qenë gjithmonë e përkushtuar ndaj një zgjidhjeje me dy shtete – një shtet palestinez i pavarur, i qëndrueshëm dhe sovran që jeton përkrah Shtetit të Izraelit në paqe dhe siguri”, tha Carney, i shoqëruar nga Ministrja e Jashtme Anita Anand.

Ky vendim vjen pas njoftimeve të ngjashme nga Franca, e cila ka deklaruar se do ta njohë shtetin palestinez në shtator, dhe nga Mbretëria e Bashkuar, e cila ka thënë se do ta bëjë këtë nëse Izraeli nuk i përmbush disa kushte, përfshirë një marrëveshje për armëpushim në Gaza.

Të ngjashme

Të fundit