21.3 C
New York
Sunday, September 21, 2025

Buy now

Kanadaja, Britania e Madhe dhe Austalia njohin Palestinën si shtet

- Advertisement -

Kanadaja ka shpallur sot zyrtarisht njohjen e saj ndaj Palestinës, shtet.

Këtë e bëri të ditur kryeministri kanadez Mark Carney, përmes platformës X, ndërsa i ofron edhe partneritet.

“Kanadaja njeh Shtetin e Palestinës dhe ofron partneritetin tonë në ndërtimin e premtimit për një të ardhme paqësore si për Shtetin e Palestinës ashtu edhe për Shtetin e Izraelit.”

Palestinën shtet e njeh edhe Mbretëria e Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar ka shpallur po ashtu sot njohjen e Palestinës, shtet.

Kryeministri i saj, Keir Starmer, u shpreh se ky vendim vie për të ringjallur shpresën për paqe mes palestinezëve dhe izraelitëve, transmeton klankosova.tv.

‘’Sot, për të ringjallur shpresën për paqe për palestinezët dhe izraelitët, dhe për një zgjidhje me dy shtete, Mbretëria e Bashkuar e njeh zyrtarisht Shtetin e Palestinës’’.

Edhe Australia njeh Palestinën

Menjëherë pas njohjes së Palestinës nga Kanada

Kanadaja, Britania e Madhe dhe Austalia njohin Palestinën si shtet

ja, dhe Mbretëria e Bashkuar, edhe Australia ka ndjekur shembullin.

Në një deklaratë, kryeministri Anthony Albanese thotë se “Australia njeh aspiratat legjitime dhe të kahershme të popullit të Palestinës për një shtet të vetin”.

Ai thotë se kjo vjen paralelisht me Kanadanë dhe Mbretërinë e Bashkuar që po bëjnë të njëjtën gjë.

Letra e Albanese vazhdon: “Presidenti i Autoritetit Palestinez ka ripohuar njohjen e së drejtës së Izraelit për të ekzistuar dhe ka dhënë angazhime të drejtpërdrejta ndaj Australisë, duke përfshirë angazhimet për të mbajtur zgjedhje demokratike dhe për të miratuar reforma të rëndësishme në financa, qeverisje dhe arsim. 

“Organizata terroriste Hamas nuk duhet të ketë asnjë rol në Palestinë”.  

Image

 

Të ngjashme

Të fundit