2.4 C
New York
Friday, March 7, 2025

Buy now

Kanada s’i heq tarifat ndaj ShBA-së

- Advertisement -

Tarifat fillestare hakmarrëse të Kanadës kundër SHBA-së do të mbeten në fuqi pavarësisht se presidenti amerikan Donald Trump shtyu afatin e vënies në përdorim të  tarifave prej 25% për shumë produkte nga Kanada për një muaj, thanë dy zyrtarë të lartë të qeverisë kanadeze.

Trump tha të enjten se ai ka shtyrë tarifat 25% për shumë mallra të Kanadës dhe Meksikës për një muaj, mes frikës së përhapur për një luftë më të gjerë tregtare.

Dy zyrtarë të lartë të qeverisë kanadeze i thanë Associated Press se vala e parë e tarifave të përgjigjes së Kanadës do të mbetet. Zyrtarët folën në kushte anonimiteti pasi nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht për këtë çështje.

ShBA-së sot tarifa i ka vendosur Kanada në vlerë fillestare prej 30 miliardë dollarëve kanadezë për artikuj si lëngu i portokallit amerikan, gjalpi i kikirikut, kafeja, pajisjet, këpucët, kozmetika, motoçikletat dhe disa produkte të letrës.

Ministri i Financave, Dominic LeBlanc, tha se Kanada ka pezulluar një valë të dytë të tarifave hakmarrëse pasi Trump nënshkroi urdhrin ekzekutiv për të ndaluar disa tarifa. Otava kishte planifikuar një tarifë prej 125 miliardë dollarësh në tre javë për produktet amerikane si automjetet elektrike, frutat, perimet, mishin, pajisjet elektronike dhe çelikun, shkruan AP.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit