Një person është arrestuar në Reqan të Suharekës, pasi policia gjeti 56.52 gram marihuanë të fshehur në një kavanoz qelqi të mbushur me lëng, të ngjashëm me ajvar apo sos domatesh.
Lënda narkotike dhe një telefon celular u sekuestruan, ndërsa i dyshuari u dërgua në mbajtje me vendim të prokurorit.
”Është arrestuar i dyshuari m/k te i cili njësiti relevant policor në një qese në një kavanoz qelqi të kamufluar me lëng (ajvari apo sos domatesh) kanë gjete dhe konfiskuar 56.52 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Nga i dyshuari është sekuestruar edhe një telefon celular. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.