-2.2 C
New York
Wednesday, December 31, 2025

Buy now

Kampionia olimpike, Nora Gjakova i jep fund karrierës në xhudo

- Advertisement -

Nora Gjakova ka njoftuar të mërkurën se i ka dhënë fund karrierës si xhudiste.

Ajo e përfundon një karrierë të mahnintshme dhe largohet si njëra prej sportisteve shqiptare më të mira në histori.

Momenti kulmor në karrierën e Norës ishte në verën e vitit 2021 kur në Tokio e fitoi medaljen e artë olimpike.

Është medalja më e vlefshme e mundshme në sport. Nora së fundi ka garuar në fillim të vitit. U përshëndet me medalje bronzi nga Grand Slami i Parisit.

Postimi i saj i plotë në rrjetet sociale

Faleminderit Xhudo…🥋🙏

Sot ne diten e fundit te vitit 2025 po e permbylli nje kapitull te rendesishem qe per mu ka qene e gjithe jeta ime deri tash,po e perfundoj karrieren time si sportiste.

Une jam rrit dhe kam marr fryme me sportin e xhudos dhe jom e lumtur qe e kom jetu andrren teme.

Sfidat,humbjet dhe fitoret do te mbesin vetem kujtime te paharrrueshme per mu sepse me kane bo nje nder sportistet me te sukssesshme shqiptare dhe mbi te gjitha njeriun qe jam sot.

Jam mirenjohese per kete rrugetim te bukur qe e kam pas dhe ndihem e permbushur me gjithçka qe kam arrite gjate ketyre 23 viteve karriere ne sport.

Faleminderit qe keni qene pjese e ketij rrugetimi: familjes per hapat e pare ne sport dhe per mbeshtetjen e vazhdueshme,Tonit qe me ngriti si sportiste deri ne titullin me te larte te Kampiones Olimpike,shokeve dhe shoqeve te Klubit Ippon ne Peje per çdo ndeshje e perkrahje,shtetit tim Kosoves🇽🇰per nderin edhe krenarine qe ma dha per me e perfaqesu dhe te gjithe shqipetareve kudo qe jane per perkrahjen nder vite🇦🇱

Faleminderit te gjitheve qe me keni qendru afer.

Të ngjashme

Të fundit