Së bashku me ekuadorianin, Moises Caicedo ishin padyshim ndër transferimet më të bujshme e padiskutim më të shtrenjta të këtyre viteve të fundit. Bëhet fjalë për kamponin e botës në fuqi, Enzo Fernandez, me argjentinasin, i cili është kthyer në një pikë referimi në mesfushën e “Bluve”, por duket se “aventura” e tij, në “Stamford Bridge” është afër fundit.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike, vetë 23-vjeçari e sheh si pa perspektivë të ardhmen e tij, te Chelsea, me klubin, që po kalon një fazë “të errët”, që prej largimit të teknikut, Thomas Tuchel, ku nuk po arrijnë të ngjiten më lart se vendi i 10-të në tabelën e Premier League, pavarësisht merkatos cilësore, të “Londinezëve”.
Si opsion transferimi shihen “Katalanasit” e Barcelona-s, me vetë argjentinasin, që e pëlqen destinacionin, ashtu si edhe “Blaugranat” do të ishin të lumtur nëse në organikën e tyre do të bënte pjesë një lojtar si 23-vjeçari, mirëpo për momentin, nuk ka asnjë lëvizje konkrete me kampionët në fuqi të Spanjës, që “tremben” nga kontrata afatgjate e Enzo Fernandez te Chelsea.