20.2 C
New York
Thursday, October 16, 2025

Buy now

Kampionët humbasin në fund nga PAOK

- Advertisement -

Trepça ka luftuar deri në fund ndaj nënkampionit të FIBA Europe Cup, PAOK, por kampionët e Kosovës pësuan 85:74 (27:20, 18:13, 18:22, 22:19), në sfidën e zhvilluar në Greqi.

Kampionët e Kosovës nuk kishin udhëtuar për tu dorëzuar dhe kjo u pa në çerekun e parë, që ishte i baraspeshuar, deri pranë rezultatit 19:20, kur vendasit me tetë pikë radhazi, e fituan këtë pjesë 27:20. Skuadra greke në periudhën e dytë kishte deri në 15 pikë epërsi 45:30, ndërsa shkuan në pushim me shifrat 45:33.

Në periudhën e tretë, skuadra mitrovicase ishte më e mirë, 18:22, duke bërë që ndeshja të vendosej në fund dhe kështu edhe ndodhi. Pesë minuta nga fundi, Trepça afroi rezultatin në 71:70, por më pas vendasit ishin më të vëmendshëm dhe fituan 85:74.

JaCori Payne shënoi 19 pikë për Trepçën, ndërsa nga 13 shtuan Adnan Arslanagic dhe Chad Brown.

Trepça ndeshjen e ardhshme në kuadër të Grupit F e zhvillon ndaj Braunschweig më 22 tetor në Mitrovicë.

Të ngjashme

Të fundit