-4.6 C
New York
Monday, March 3, 2025

Buy now

Kampionët e fitojnë derbin në Mitrovicë, Trepça 93-88 Bashkimi

- Advertisement -

Anise u kthyen nga disavantazhi prej 18 pikëve, në epërsi prej një sosh, Bashkimi nuk mundi të largohet nga palestra “Minatori” me fitore.

Trepça arriti që triumfojë në derbin kryesor të xhiros së 22-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll, me rezultat 93-88.

Mitrovicasit e filluan në mënyrën fantastike ndeshjen, duke e mbyllur çerekun e parë me 15 pikë epërsi, 32-17, raporton Klankosova.tv

Mysafirët u këndellën në vijim të takimit, për ta fituar 10 minutëshin e dytë 12-17.

Edhe fraksioni i tretë u takoi “Arpagjikve”, 20-26.

Në çerekun e fundit, prizrenasit kishin seri fantastike, madje duke kaluar edhe në avantazh, 78-79, por që vazhdimi i takoi “Torcidës”, të cilët shpejt u ngriten në tetë pikë, 88-80.

Nga ai moment, pos shkrirjes së diferencës, “Portokallinjët” nuk mundën të bëjnë më shumë.

Pas këtij triumfi, Trepça e rimerr vendin e parë, ku bashkë me Bashkimin kanë regjistruar nga 15 fitore e 7 humbje.

Basketbollisti më i dalluar në këtë ndeshje ishte Michael Green Iii, me 25 pikë, 3 kërcime e 4 asistime.

Kurse te mysafirët, më i miri ishte Leison Zeqiri, i cili realizoi 22 pikë, 4 kërcime e 2 asiste.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit