-7.2 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

“Kampionë ballkanikë”, “të pakrahasueshëm”, Kurti s’i ndalë lëvdatat për qeverisjen e tij

- Advertisement -

Anise po i bën tri vite në krye të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti në vazhdimësi po e lavdëron udhëheqjen e tij, përkundër kritikave në fusha të shumta që i ka marrë. “Të pakrahasueshëm”, “kampionë ballkanikë”, janë vetëm disa prej fjalëve që i kemi dëgjuar së fundi nga ai.

Njëjtë pra, kryeministri Kurti veproi edhe sot. Për herë të parë, sipas tij, ka një qeveri pa lidhje me krimin e organizuar.

Ai s’u ndal me kaq, përkundër skandaleve të publikuara, shefi i Qeverisë tha se “janë kampionë ballkanikë”, derisa thumboi edhe gjyqtarët e prokurorët.

“Për herë të parë Kosova tani ka qeveri pa kurrfarë lidhjesh me krimin e organizuar dhe pa frikë ndaj tij. Përkundrazi, tash pra është krimi i organizuar, në veri e në jug, që tmerrohen nga qeveria: ose ikin ose dorëzohen. Eh, vetëm sikur edhe prokurorët sikur t’i kishim pak më të guximshëm edhe gjyqtarët t’i kishim pak më punëtorë, nga kampionë ballkanikë siç jemi do të mund të bëheshim kampionë evropianë.” – u shpreh ai.

“Jemi të pakrahasueshëm”

Situatë e ngjajshme, ishte edhe para një jave. Kurti gjatë një adresimi në partinë e tij, Lëvizja Vetëvendosje, foli edhe për ato që i konsideron suksese të tij.

Madje, madje, kryeministri i vendit e cilësoi qeverisjen e tij si “të pakrahasueshme” me të tjerët”.

“Në fund të këtij viti sukseset e Qeverisë janë të dukshme. Në krahasohemi me veten, ndërsa jemi të pakrahasueshëm me të tjerët. Progresi në drejtësi është konfirmuar nga ndërkombëtarët. Lufta kundër korrupsionit mbete prioritet. Ekonomia është ma e fortë se kurrë pavarësisht krizave. Qarkullimi i bizneseve ka arritur në 15.33 miliardë euro, eksporti 756.9 milionë euro. Është dyfishuar edhe numri i të rinjve të punësuar.” – deklaroi Kurti.

Jo vetëm kaq, shefi i Qeverisë përmendi edhe vende të tjera. Vendet e tjera sipas tij, “s’i shohin as në ëndërr” rezultatet e qeverisjes së tij.

“Ekonomia e Kosovës për dy dekada është shndërruar për plaç për zhvatje. Të hyrat buxhetore 2.6 milionë euro. Ne po e tejkalojmë vetën. Në vendet e tjera as në ëndërr si shohin këto rezultate, këtë vit 15% më shumë të hyra se në vitin e kaluar. Buxhetin e kemi rritur për 35% më shumë. Ata para neve pasuroheshin individët, tash i ka kapur sikleti që po pasurohet shteti. Me këto të arritura duhet të jemi krenar dhe t’i afirmojmë ato. Ata që i denigrojnë këto mjete nuk i kuptojnë hallet e të gjithëve. Ata që i quajnë këto mjete lëmoshë, nuk e di se çka i mundon familjet.” – tha ai.

Kur është puna te familjet, sipas citatit të kryeministrit tonë, vlen të theksohet se shumë familje kosovare janë përballur me fatura shumë të lartë të energjisë gjatë muajit dhjetor.

Sot ndërkaq, pikërisht Kurti u pyet nga gazetarja e Nacionales, Besarta Hoti rreth faturës që ka marrë vet ai.

Por, Kurtit duket se nuk i pëlqeu pyetja e Nacionales, pasi deklaroi se vizita ishte në Telekom dhe jo në KEK.

“Fatura e energjisë elektrike për muajin dhjetor nuk më ka ardhur ende. Por ky është Telekomi, jo KEK-u, e ke parasysh? ” – deklaroi Kurti, ndërsa gazetarja e Nacionales ia kujtoi Kurtit se gazetarët kanë të drejtë të bëjnë edhe pyetje të tjera, që nuk ndërlidhen me Telekomin.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit