Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 109, Bekim Haxhiu-Kamishi, ka thënë se Kaçaniku ishte, është dhe do të jetë bastion i fuqishëm i PDK-së.
“Sonte ushtoi Gryka e Kaçanikut, morën zjarr edhe gurtë e malit nga mbështetja për Bedri Hamzën kryeministër. Kaçaniku ishte, është dhe do të jetë bastion i fuqishëm i PDK-së për të ardhmen më të mirë të Kosovës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.