Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Maxhunaj ku një kamion dyshohet se ka goditur për vdekje këmbësorin 56 vjeçar.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ku tha se viktima ka humbur jetën në vendngjarje ndërsa kamioni i cili ka shkaktuar aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin.
“Rreth orës 16:44 është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkatuar në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Maxhunaj
Nga informatat e para dyshohet që një kamion në lëvizje ka goditur këmbësorin (viktimën) m /k/sh, rreth 56 vjecar, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Kamioni i cili shaktuar aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojn hetimet për aksidentin”, ka thënë Zahiti.