9.9 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Kamioni godet për vdekje biçiklistin në magjistralen Podujevë – Prishtinë

- Advertisement -

Një biçiklist ka humbur jetën, sot si pasojë e goditjes nga një kamion, në magjistralen Podujevë – Prishtinë.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, i cili nuk ka arrit t’i mbijetojë plagëve.

Lajmin për teve1.info e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti njoftoi se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Lidhur me këtë rast, ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacionin policor, derisa sipas njoftimit policia ka nisur një hetim mbi zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te aksidenti.

“Sot rreth orës 12:40  kemi pranuar informatën se në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një automjet në lëvizje (kamion). Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësii automjetit është shoqëruar në stacion policor”, tha Ahmeti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit