26.9 C
New York
Wednesday, July 30, 2025

Buy now

Kamioni dëmton infrastrukturën në tunelin e Kurrizit, reagon komuna e Prishtinës

- Advertisement -

Komuna e Prishtinës njoftoi se sot rreth orës 18:30, një kamion i rëndë me lartësi mbi kufirin e lejuar ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtegun e biçikletave dhe automjeteve në tunelin e Kurrizit, i cili ka kufizim për mjete deri në 3.2 metra lartësi. Ky veprim ka shkaktuar dëme në infrastrukturë.

Në reagimin e komunës thuhet se “Kryeqyteti e dënon ashpër këtë veprim të papërgjegjshëm dhe njofton se rasti është adresuar menjëherë tek autoritetet kompetente për hetim dhe procedim ligjor”.

Të ngjashme

Të fundit