13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Kamikazi politik Albin Kurti

- Advertisement -

Shkruan: Hisen Berisha

Gjatë gjithë qeverisjes Kurti, mesazhet nga aleati ynë kryesor SHBA, por edhe nga partnerët tjerë si MB, e nga BE, kanë qenë konstruktive dhe gjithmonë kanë ruajtuar interesat e Kosovës si shtet, duke kërkuar që të mos ndërmerret asnjë vepim që i cenon ato dhe kushtetutën.

Koordinimi me partnerët ndërkombëtar, me theks SHBA është i domosdoshëm.
Orientimi properëndimor, integrimet euroatlantike dhe aleanca përhershëm me SHBA, është përcaktimi dhe orientimi ynë kombëtar.

SHBA nuk kërkoknë diçka që e cenon pavarësinë e Kosovës, sepse janë vet sponzorizues i shtetit dhe i sovranitetit të vendit tonë.

Nuk duhet të kemi dilema në orientimin tonë pro amerikan, as të udhëhiqemi nga veprime e deklarime populiste, sepse ato shkojnë në dëm të interesave të vendit.

Një Serbi e tillë autoritate, totalitare dhe destuktive, me ambicie ekspansioniste në rajon, i duhet vetëm Rusis.

Prandaj bashkë me Republika serbska që udhëhiqet nga një kriminel si Millorad Dodik, liderët prorus në institucionet e Malit të zi, diplomati serb në SHBA që bashkërendon politikat me kriminel në listën e zezë të SHBA, (pa asnjë notë diplomatike nga qeveria amerikane), përbëjnë rrezik permanent për konflikte në rajon.

Zhvillmet politike dhe jo vetëm, po tregojnë se pa u vendosur drejtësi politike e historike nuk mund të ketë paqe.

Prandaj vlerësoj se mekanizmi i vetëm prevenues i këtyre konflikteve, është integrimi i vendeve të Ballkanit e rajonit në BE dhe NATO.

Muri i NATOs në Ballkanin Perëndimorë, duke integruar Bosnjen edhe Kosovën, është strategji e studiuar që nga perandoria austriake.

Roli i SHBA duhet të intensifikohet në mbrojtjen e demokracive të reja, që e ka edhe parim kushtetues, gjeopolitik e gjeostrategjik.

Pra, fuqizimi ekonomik, ushtarak dhe integrimi gjithpërfshirës, mund ta shpëtojnë situatën.

Patjetër që, ata që u identifikuan si pengues të zhvillimit të demokracisë në Ballkanin Përendimor, duhet të penalizohen jo vetëm deklarativisht, por edhe të ekzekutohen masat ligjore ndaj tyre.

Duhen vu në pah ambiciet e liderve ballkanik, ambiciet e Serbisë në veçanti dhe fakti se udhëhiqen nga liderë prorus, me vese kriminale të dëshmuara në luftrat ballkanike 1990-99, jo vetëm në Serbi e Republika serbska por edhe te liderët prorus në institucionet e Malit të zi, padrejtësitë historike ndaj shqiptarëve, dhe ambiciet gjeostrategjike ruse në rajon për daljen në adriatik, si burim i konflikteve të pa reshtura në rajon.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit