Home Lajme Kamerat e sigurisë në kryeqytet, AIP-ja garanton se monitorimi do të bëhet nga policia

Kamerat e sigurisë në kryeqytet, AIP-ja garanton se monitorimi do të bëhet nga policia

0
Kamerat e sigurisë në kryeqytet, AIP-ja garanton se monitorimi do të bëhet nga policia

Kryeqyteti pritet që së shpejti të jetë nën monitorimin e kamerave të inteligjencës se lartë artificiale.

Por kjo shqetësoi  disa nga qytetarët.

Andaj ata  adresuan ankesa ne Agjencinë për Informim dhe Privatësi me ç’rast konsideruan se me këtë veprim po u shkelet privatësia por edhe te drejtat e njeriut.

E shqetësimi i ngritur në opinionin publik, bëri që të mblidhen përfaqësuesit e AIP-së, Komunës se Prishtinës dhe Policisë së Kosovës.

Pas takimit, në një deklarim të përbashkët u tha se këto kamera sigurie nuk do te cenojnë privatësinë e qytetarëve.

Teksa shtoi se ato do të monitorohen vet nga Policia e Kosovës.

Se nuk ka shkelje të privatësisë e thotë edhe juristi, Anton Nrecaj nga Instituti Clark.

Sipas tij, kjo vetëm se do ta ndihmojë sigurinë e përgjithshme publike në kryeqytet.

Vendosja e kamerave ende nuk ka filluar, dhe se ky projekt është financim i Komunës se Prishtinës.

Exit mobile version