Kryeqyteti pritet që së shpejti të jetë nën monitorimin e kamerave të inteligjencës se lartë artificiale.
Por kjo shqetësoi disa nga qytetarët.
Andaj ata adresuan ankesa ne Agjencinë për Informim dhe Privatësi me ç’rast konsideruan se me këtë veprim po u shkelet privatësia por edhe te drejtat e njeriut.
E shqetësimi i ngritur në opinionin publik, bëri që të mblidhen përfaqësuesit e AIP-së, Komunës se Prishtinës dhe Policisë së Kosovës.
Pas takimit, në një deklarim të përbashkët u tha se këto kamera sigurie nuk do te cenojnë privatësinë e qytetarëve.
Teksa shtoi se ato do të monitorohen vet nga Policia e Kosovës.
Se nuk ka shkelje të privatësisë e thotë edhe juristi, Anton Nrecaj nga Instituti Clark.
Sipas tij, kjo vetëm se do ta ndihmojë sigurinë e përgjithshme publike në kryeqytet.
Vendosja e kamerave ende nuk ka filluar, dhe se ky projekt është financim i Komunës se Prishtinës.