Home Lajme Kamerat do ta monitorojnë kryeqytetin, pro dhe kundër tyre

Kamerat do ta monitorojnë kryeqytetin, pro dhe kundër tyre

0
Kamerat do ta monitorojnë kryeqytetin, pro dhe kundër tyre

Këto kamera u bënë mekanizmi kontrollues përmes të cilëve mbikqyren bizneset.

E me të tilla, por më të avancuara, nga janari i këtij vitit pritet të monitorohet i gjithë kryeqyteti.

Në mbi 200 lokacione do të vendosen kamerat e sigurisë me intelegjencë artificiale, e të cilat kanë një qëllim.

Këtë iniciativë të ndërmarrë nga komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po e mirëpresin qytetarët.

Por pikërisht këtyre qytetarëve sipas opozitës komunale në Prishtinë, do të mund t’iu cënohet privatësia nga vendosja e tyre.

Njëjtë, këtë vendim nuk po e përkrah as ish-kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa.

“Nuk kemi të drejtë të mbikëqyrim çdo lëvizje të këmbëve e duarve, hundës e buzëve, e se kush me kënd gjendet në makinë… çdo përshëndetje të burrave e grave, të vajzave e të djemve, sepse mund tu krijojmë probleme, pa e bërë ata asnjë faj. Unë me shkopin tim, në qytetin tim nuk pajtohem të vëzhgohem nga kamerat, sepse shkopin e mbaj për arsye shëndetësore e jo që ta cenoj askënd”.

Por, sipas Fushticës, kamerat e sigurisë nuk do të cenojnë kryeqytetasit në asnjë formë.

Kryeqyteti ka ndarë buxhet mbi 1 milionë euro për vendosjen e këtyre kamerave të sigurisë.

Videon mund ta shikoni KETU. /T7/

Exit mobile version