26.3 C
New York
Saturday, August 2, 2025

Buy now

Kamboxhia do të nominojë Trump për çmimin Nobel për Paqen

- Advertisement -

Nominimi i radhës për çmimin Nobel për Paqe për Donald Trump erdhi nga Kamboxhia.

Zëvendëskryeministri i Kamboxhias, Sun Chanthol, i pyetur nga gazetarët me anë të një mesazhi për të konfirmuar planin e Kamboxhias për ta nominuar Trumpin, u përgjigj thjesht “po”.

Ai shpjegoi se arsyeja e nominimit ishte ndërhyrja e drejtpërdrejtë e presidentit amerikan që çoi në përfundimin e konfliktit më të fundit me Tajlandën, për mosmarrëveshjet kufitare.

Chanthol e falënderoi kreun e shtëpisë së Bardhë për arritjen e paqes dhe theksoi se ai e meriton nominimin.

Një telefonatë e Trump javën e kaluar uli dy vendet në tryezën e bisedimeve për të arritur një marrëveshje dhe shtrëngim duarsh në Malajzi, me synimin për t’i dhënë fund një konflikti që ka filluar rreth një shekull më parë.

Të paktën 43 persona u vranë në përplasjet e fundit, të cilat zgjatën pesë ditë dhe zhvendosën më shumë se 300,000 njerëz në të dyja anët e kufirit.

Pakistani tha në qershor se do ta nominonte Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen për shkak të përpjekjeve të tij për të zgjidhur konfliktin me Indinë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha gjithashtu në korrik se e kishte nominuar Trumpin për çmimin.

Vetë republikani nuk i ka fshehur ambiciet e tij për t’u nderuar me Nobel për Paqen, por ka deklaruar disa herë se edhe pse e meriton, komiteti që vendos për fituesin, nuk do ia japë atij çmimin.

Të ngjashme

Të fundit