Kamberi: Vendimi i Kushtetueses është një lloj fitore për VV-në

- Advertisement -

Analisti Belgzim Kamberi ka komentuar zhvillimet e fundit pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, duke theksuar se situata aktuale më shumë po shfrytëzohet për betejë politike sesa për zgjidhje institucionale.

Në Debat Plus, Kamberi u shpreh se skena politike në Kosovë nuk është duke u fokusuar në zgjidhjen e krizës për zgjedhjen e presidentit, por në ndërtimin e një narrative për fajësinë.

Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili e shpalli dekretin e presidentes Vjosa Osmani pa efekt juridik dhe i dha Kuvendit një afat të ri për zgjedhjen e presidentit, po interpretohet politikisht nga palët.

Kamberi vlerësoi se ky vendim përbën një avantazh për Lëvizjen Vetëvendosje, duke qenë se Kuvendi nuk u shpërnda.

“Mendoj që nuk jemi në fazën e përpjekjes për ta zgjidhur problemin. Jemi në fazan e ndërtimit të narratives se kush fajtori, e kush nuk është. Edhe natyrisht vendimi i GJK është një lloj fitore për VV-në. Sepse i mjafton që nuk është shpërndarë Kuvendi. Në momentin që nuk është shpërndarë VV-ja ka me paraqit si fitore për të fituar terren në betejën e vet me Vjosa Osmanin”, ka thënë Kamberi.

Të ngjashme

Të fundit