6.1 C
New York
Thursday, April 17, 2025

Buy now

Kamberi sfidon Kurtin: Nëse e ke shumicën parlamentare, pse dështove?

- Advertisement -

Analisti Blegzim Kamberi ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili akuzoi opozitën për sabotim institucional pas votimit kundër raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve. Kurti e quajti veprimin PDK-së, LDK-së dhe AAK-së si sulm institucional ndaj Republikës së Kosovës dhe procesit demokratik.

Në reagimin e tij në Debat Plus, Kamberi vuri në pikëpyetje logjikën e akuzave të Kurtit, duke theksuar se nëse VV-ja dhe partnerët e saj e kishin shumicën parlamentare – siç ka pretenduar Kurti – atëherë nuk kishte arsye përse të dështonte votimi.

“E pamë postimin e zotit Kurti, ku ai i fajëson deputetët e opozitës. Pra sipas zotit ne pasmi opozitë sot, që nënkupton pasmi shumicë parlamentare. Nëse pasmi pas shumicë parlamentare, pse ka dështuar sot votimi. Nëse zoti Kurti i pas numrat, e paska shumicën, opozita  sotshme qenka PDK,LDK, AAK. S’është dashtë me votu sot votimi. Qysh mundet pakica parlamentare me ta dështu një votim. Unë s’po e kuptoj, kjo s’ka logjik. Pra se ki shumicën ti. E dyta, nëse ti se ki pas shumicën për arsye teknike, përsëri është përgjegjësi e jotja., e shumicës”, ka thënë Kamberi.

Teksa vlen të ceket se gjatë së martës, pas dështimi të konstituimit të Kuvendit, Kurti ka shkruar në Facebook se kjo situatë është e paparë në historinë e shtetit.

“Deputetët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit