13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kamberi: Serbia shton presionin ndaj shqiptarëve para protestës “Për Identitet dhe Dinjitet” në Bujanoc

- Advertisement -

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka ngritur shqetësimin se autoritetet serbe kanë intensifikuar presionin ndaj popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës, përpara protestës së paralajmëruar “Për Identitet dhe Dinjitet,” e cila do të mbahet të hënën në ora 11:00 në sheshin e Bujanovcit.

Kamberi ka deklaruar se shqiptarët në Bujanoc dhe Vranjë po përballen me një valë të re represioni nga policia dhe organet ligjzbatuese.

Ai ka përmendur rastin e një qytetari shqiptar, i cili është arrestuar për një koment lidhur me protestën në profilin e Facebook-ut të portalit lokal “Bujanovaçke,” nën akuzën e “nxitjes së urrejtjes ndërnacionale.” Rasti është referuar prokurorisë në Vranjë.

Kamberi ka theksuar se kjo është një përpjekje për të frikësuar organizatorët dhe pjesëmarrësit e protestës, duke nënvizuar se urrejtja antishqiptare është bërë një praktikë e përditshme në Serbi.

Ai përmendi edhe rastin e Aleksandar Vulin, një zyrtar i lartë shtetëror, i cili u lirua nga akuzat për “nxitje të urrejtjes antishqiptare” nga Gjykata e Lartë në Beograd, vendim që sipas Kamberit, legalizoi termin ofendues “shiptari.”

Gjithashtu, Kamberi bëri të ditur se disa qytetarë shqiptarë janë marrë në “biseda informative për xhihadizëm,” një veprim që ai e interpreton si përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga protesta legjitime dhe për të frikësuar popullsinë shqiptare.

Në përfundim, Kamberi ka bërë thirrje për qëndresë dhe vendosmëri për të drejtat, barazinë dhe lirinë e shprehjes.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit