Lugina e Preshevës po përgatitet për protesta gjithëpopullore pas paralajmërimit nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, për shkak të diskriminimit të vazhdueshëm ndaj shqiptarëve në këtë rajon.
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare nuk e ka vëmendjen e mjaftueshme në Luginë të Preshevës dhe ka theksuar domosdoshmërinë e ndërmarrjes së masave.
“Po, mjerisht po, përkundër faktit që jemi në proces dialogimi me Beogradin, ka dy dekada pas përfundimit të luftës dhe përkundër faktit të tri marrëveshjeve të cilat parashohin domosdoshmërinë e afirmimit të të drejtave të shqiptarëve, mungesa e vullnetit politik në Beograd është ajo që po detyron të ndërmarrim këtë masë dhe këtë hap për civilizuar më tepër faktorin ndërkombëtar dhe obligimit që i ka Serbia ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës për t’i përmbushur përfundimisht ato. Situata çdo ditë e më tepër rëndohet, cenohen të drejtat elementare të drejtat e njeriut, të drejtat e tona kolektive… E drejta e përdorimit të gjuhës, shkrimit shqip”, ka thënë Kamberi për emisionin “FIVE”.