-4.7 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Kamberi: Sanksionet ndaj Vulinit, goditja më e madhe ndaj krimit të organizuar

- Advertisement -

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se  vendosja e sanksione nga SHBA, ndaj shefit të  BIA-s serbe, Aleksander Vuliqn është goditja më e rëndë e krimit të organizuar.

“Përfundimisht, sanksionimi i Departamentin amerikan të Thesarit i ka dhënë goditjen më të rëndë, krimit të organizuar, tregtisë me narkotik e armë dhe lidhjeve proruse në kurriz të paqes e stabilitetit në rajon. Rusofilët në nomenklaturën serbe kanë arsye të jenë të brengosur”, ka shkruar Kamberi.

Ai ka thënë se vendimi i Departamentin amerikan të Thesarit vije pas pritjes disa muajsh që Vuçiq ta shkarkojë Vulinin.

“Departamenti amerikan i thesarit ka vendosur nën sanksione shefin e BIA dhe telallin e “Botës serbe”, rusofilin, Aleksandar Vulin.Ky vendim vjen pas një pritje disamuajshe të Washingtonit që vet Vuçiq ta shkarkojë drejtorin e BIA-s. U pa se qëllimi i Vuçiq me premtime boshe ishte blerja e kohës. Më në fund Washingtonit iu shterr durimi, ka thënë ndër të tjera Kamberi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit