9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kamberi: Rreth 14 të rinj nga Bunajovci janë ndaluar sot nga autoritetet serbe

- Advertisement -

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se 14 shqiptarë të rinj nga Bunajovci, janë ndaluar në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, nga autoritetet e Serbisë,

Ai në një lidhje direkte për “Debat Plus”, tha se ata janë marrë në pyetje pa pasur asnjë dyshim.

“Kam marrë informacion nga një prind i një të riu, më konfirmoi që 14 të rinj sot nga Bunajovci janë mbajtë 4 orë në Dheun e Bardhë, duke u marrë në pyetje pa asnjë akuzë e dëshmi. Duke shkaktu vonesa vetëm për t’i nervozuar e bërë presion”, tha ai.

Sipas tij, ky veprim i Serbisë vjen si hakmarrje e zhvillimeve të fundit dhe e fitores së Kosovës në KiE.”

Është interesant se vjen vetëm një ditë pas votimit në KiE, dhe pas një deklarate skandaloze nga Vuçiqi, i cili tha se organet e rendit do të procedojnë të gjithë ata që punojnë në rrënimin kushtetues të Serbisë”, tha ai.

Sipas tij, Aleksandër Vuçiq këto veprime i bën për konsum të brendshëm, por edhe të jashtëm.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit