Home Lajme Kamberi: Për njohjen e Kosovës Vuçiqi ka edhe votën tonë

Kamberi: Për njohjen e Kosovës Vuçiqi ka edhe votën tonë

0
Kamberi: Për njohjen e Kosovës Vuçiqi ka edhe votën tonë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do ta ketë votën e partisë së Kamberit për njohje të Kosovës.

Kështu tha  ai në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, teksa është pyetur nga profesori Nexhmedin Spahiu, se si mund t’i bëjë presidenti Vuçiq 2/3 të votave në rast se i duhen për çështjen e Kosovës.

“Ajo që kalkulon si mundësi në qarqe të ndryshme në Serbi që koalicionit t’i bashkohet Dragan Gjillas, flitet që mund të jetë pjesë e një koalicioni që mund të tregojë një orientim më ndryshe të Vuçiqin në raport me të tashmen. Këto janë supozime tash për tash. 18 i ka të SPS të Daçiqit, ka 6 hungarez, 2 të Zuko…, për njohje të Kosovës ka edhe votën tonë”, tha Kamberi.

“Ka 13 deputetë që janë të doktor Nesteroviqit që besoj se janë produkt i Vuçiqin për arsye se derisa në mandatin e shkuar ishin 2 grupacione marioneta të Vuçiqit… kur mori vendim Vuçiqi ata u shuan”, shtoi më tej Kamberi.

Kamberi, ka thënë se partia e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka filluar të ketë rënie dhe këtë e ka vërejtur edhe vetë Vuçiq.

Deputeti Kamberi ka thënë se presidenti serb i sheh zgjedhjet si një mundësi që të prolongojë obligimet që ka.

Exit mobile version