Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar në lidhje me refuzimin e vizitës së ministrit Hajrullah Çeku në Luginë. Sipas tij refuzimi i vizitës së ministrit të Kulturës Hajrulla Ceku në Preshevë nga autoritet serbe është përpjekja e radhës për të izoluar shqiptarët e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës.
Postimi i plotë:
Pengimi i vizitës së Ministrit Hajrulla Çeku në Preshevë nga autoritetet serbe, përpjekje e radhës për të izoluar shqiptarët e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës.
Kur edhe shkëmbimi kulturor i pengon dëshmia më e mirë e karakterit autoritar, diskriminues e antishqiptarë i pushtetit të Vuçiqit.
Tentativat me na izolu dhe pengesat artificiale nuk mund ta zhbëjnë lidhjen tonë historike, kulturore dhe njerëzore me Kosovën.