11.7 C
New York
Sunday, October 27, 2024

Buy now

Kamberi pas takimit me Kurtin: E falënderova për sigurimin e teksteve shkollore pa pagesë

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Kamberi pas këtij takimi ka deklaruar se ka njoftuar Kurtin për zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës.

Tutje Kamberi ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për sigurimin e teksteve shkollore pa pagesë dhe për vëmendjen e shtuar ndaj shaqiptarëve në Luginë.

Njoftimi i plotë:

Takova sot në Prishtinë, Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.

Kryeministrin Kurti e njoftova me zhvillimet e fundit në Luginë të Preshevës dhe me angazhimin e përpjekjet parlamentare për avancimin e pozitës së shqiptarëve.

E informova se bashkë me deputetët boshnjak të SDA kemi inicuar pesë projektligje, ndër të cilat ai për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave;

për selitë dhe territorin e gjykatave;

për ndryshimin e ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare;

për ndryshimin e Rregullorës së parlamentit ashtu që listat e pakicave të kenë mundësinë e krijimit të grupit parlamentar me tre deputet e jo me pesë siç kërkohet për partitë qëndrore, si dhe projektrezolutën për Srebrenicën.

E faleminderova Qeverinë e Kosovës për vazhdimin e pëkrahjes së filloristëve duke ia siguruar tekstet shkollore pa pagesë dhe për vëmendjen e shtuar të Kosovës ndaj shqiptarëve të Luginës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit