8 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Kamberi me akuza për Lajçakun: Kam kërkuar disa herë takim me të, por nuk ka pasur përgjigje pozitive

- Advertisement -

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kritikuar emisiarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, pasi që i njëjti ka refuzim të takohet me të.

Kamberi ka akuzuar Lajçakun për standarde të dyfishta. Ai ka thënë se derisa Lajçak po i pranon serbët e Kosovës, ai nuk i është përgjigjur kërkesës që ia bëri për takim me të për të biseduar për diskriminin e shqiptarëve në Serbi.

“Derisa Lajçak takohet me serbët e Kosovës, unë si deputet që përfaqësojë rreth 100 mijë shqiptarë në Serbi, kam kërkuar vazhdimisht takim për të diskutuar për çështjet e diskriminimit, nga dezintegrimit e deri pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Serbi. Për fat të keq, nuk ka pasur përgjigje pozitive nga Lajçak kapo ekipi i tij. Standarde të dyfishta të EUSR”, ka shkruar Kamberi në platformën “X”.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit