7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kamberi: Lugina e Preshevës është në agjendën e Kurtit për përfshirje në dialog

- Advertisement -

Këtë deklaratë Kamberi e bëri në emisionin “Info Nata” në Tëvë1 teksa u shpreh se Lugina e Preshevës ka qenë në agjendë dhe është në agjendën kryeministrit, Albin Kurti.

“Kemi bërë përpjeke vitet e fundit që çështja e Luginës të jetë pjesë e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë dhe si pjesë e domosdoshme e një marrëveshje eventuale që do të arrihet duke konsideruar se nëse mbetet qoftë edhe një çështje diskutabile në mes dy shteteve në rast të arritjes së marrëveshjes eventuale, ajo do të jetë një burim që do të gjenerojë edhe në të ardhmen krizat në raportin mes tyre. Lugina e Preshevës ka qenë në agjendën dhe është në agjendën kryeministri Kurti, çështja është se sa do të arrihet te ndërmjetësuesit ndërkombëtarë kjo çështje të futet, por se është në agjendën e kryeministrit dhe Qeverisë është e dukshme. Kemi buxhetin edhe për vitin e kaluar edhe për këtë vit që akordohet për Luginë të Preshevës, kemi një mbështetje të vazhdueshme”, tha Kamberi.

Tutje Kamberi tha se u ka dërguar letër letër emisarit Special të SHBA-së për Ballkanin Perendimor, Gabriel  Escobar, të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell si dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen që çështja e Luginës së Preshevës të vendoset në tavolinën e bisedimeve Kosovë-Serbi.

“Por pjesë e kësaj marrëveshje besojmë që duhet të jetë edhe çështja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke besuar se mund ta shtim këtë temë…SHBA disi ju kanë shmangur përgjegjësisë dhe obligimit që ta çojnë këtë temë përpara për faktin se ata nuk janë ndërmjetësues në dialog se ndërmjetësues janë Bashkimi Evropian dhe duhet të adresoheni tek ata”, tha Kamberi./Teve1.info/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit