1.3 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Kamberi kërkon angazhim më të madh të Shqipërisë për Luginën e Preshevës

- Advertisement -

Deputeti i Parlamentit të Serbisë, Shaip Kamberi në emisionin ResPublika në Tëvë1 kërkoi që Shqipëria ta ndjekë nismën e Kosovës për krijimin e një fondi të veçantë për Luginën.

Kamberi ndër të tjera tha se ka kërkuar nga Qeveria Kurti që çështja e Luginës së Preshevës të trajtohet edhe në bisedimet me Beogradin.

“Kemi kërkuar edhe nga Qeveria e Kurtit që çështja e Luginës së Preshevës duhet të trajtohet në bisedimet me Beogradin. Natyrisht të gjitha bisedimet janë dhe askush nuk është kundër kësaj ideje. Thash se është Bashkimi Evropian është ai që ka hezitu që tema shtesë të ketë në bisedime dhe duhet përshëndetur qasjen që Qeveria Kurti e ka për krijimin e fondit të veçantë për Luginën e Preshevës edhe kjo nisme duhet të ndiqet edhe nga Republika e Shqipërisë qoftë me fond të veçantë, qoftë duke ndërtuar atë fondin e përbashkët për të cilin dy qeveritë ishin zotuar në një nga ,mbledhjet e përbashkëta në Prizren në mënyrë që me projekte konkrete duke ndërtuar programe shtetërore  të ndihmohet Lugina e Preshevës”, tha Kamberi.

Tutje ai theksoi se njëra ndër pikat e marrëveshjeve të dy qeverive në Prizren vite më parë ishte ndërtimi i një fond të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë për Luginën e Preshevës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit