13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Kamberi: Ka pakënaqësi mbarë popullore ndaj regjimit të Vuçiqit

- Advertisement -

Situata në Serbi mbetet jashtëzakonisht e tensionuar pas tragjedisë në Novi Sad ku mbetën të vdekur 15 persona si pasojë e rrëzimit të një objekti në stacionin e trenit.

Të hënën në kuvendin serb tensionet ishin të larta, madje pati edhe përleshje fizike mes deputetëve.

Fillimisht, deputetet opozitarë kishin paralajmëruar se do të bllokojnë punën e Kuvendit për shkak se kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiq, refuzoi kërkesën e tyre për caktimin e një seancë të veçantë ku do të diskutohej për ngjarjen tragjike në Novi Sad.

Opozitarët mes tjerash kërkuan nisjen e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë.

E gjithë këto zhvillime nga afër i përcjelli deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Ai thotë se ka pakënaqësi mbarë popullore ndaj regjimit të Vuçiqit.

“Tragjedia në Novi Sad është veçse maja e ajsbergut e një pakënaqësie mbarë popullore në Serbi ndaj pushtetit të Vuçiqit. Ka pakënaqësi për mënyrën se si është duke udhëhequr me vendin Aleksandar Vuçiq. Ai ka një periudhë të gjatë që më shume sillet si despot dhe me udhëheqjen e partisë së tij po zhduken gradualisht edhe ato pak institucione demokratike në Serbi”, ka deklaruar ai.

Megjithatë, Kamberi thotë se opozita në Serbi nuk është mjaftueshëm e unifikuar dhe se  ndonjëherë kanë qëndrime edhe më radikale se vet Vuçiqi.

“Në anën tjetër shihet një opozitë e dezintegruar, një opozitë që nuk është akoma e gatshme të jetë në krye të detyrës për të marrë përsipër një proces të ndryshimit demokratik në Serbi. Shumica e partive që janë pjesë e opozitës kanë qëndrime edhe më radikale se Vuçiqi”, tha ai.

Ndërkaq, Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, ka akuzuar opozitën se dëshiron të vijë me forcë në pushtet me ndihmën e forcave të jashtme.

Kurse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se ngacmimet e përditshme dhe sjelljet e egra të opozitës nuk do të tolerohen.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit