-3.5 C
New York
Tuesday, February 3, 2026

Buy now

Kamberi i LDK’së i mohon raportimet për prishje të koalicionit me Faton Pecin në Mitrovicë

- Advertisement -

Kryesuesi i Kuvendit komunal të Mitrovicës nga radhët e LDK’së, Safet Kamberi, ka mohuar raportimet se është prishur koalicioni me VV’në atje.

Ai në një prononcim për Gazetën Express ka thënë se s’ka informata për një gjë të tillë.

“Meqenëse unë nuk jam anëtar i kryesisë së degës, s’jam pjesë e strukturave udhëheqëse, por me informatat që i kam nuk ka diçka në këtë drejtim”, tha ai.

Kamberi tha se nuk ka pranuar asnjë njoftim nga partia për prishje të koalicionit.

“Më herët është takuar kryetari i degës me kryetarin e komunës, kanë folur rreth modaliteteve e përfaqësimit të LDK’së në qeverisje lokale, por s’ka diçka të tillë”, shtoi ai.

Ai tha se marrëveshja e koalicionit është që LDK ta marrë kryesuesin e kuvendit dhe dy drejtori tjera.

Të ngjashme

Të fundit