9 C
New York
Friday, April 18, 2025

Buy now

Kamberi dorëzon në Institutin për Krime Lufte dokumente e fotografi të para dhe pas luftës së fundit

- Advertisement -

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se Institutit për Krime Lufte në Prishtinë, në cilësinë e ish-kryetarit të Këshillit për të Drejtat e njeriut, i ka dorëzuar materiale arkivore, fotografi, raporte dhe dokumente të cilat dëshmojnë diskriminimin etnik, maltretimet dhe vrasjet e civilëve shqiptarë, para, gjatë dhe pas luftës.

Në një postim në Facebook, Kamberi ka ftuar të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës që kanë dokumente, fotografi e fakte t’i dorëzojnë në Institutin për Krime Lufte.

“Materialet e dorëzuara sot janë rezultat i punës dhe angazhimit tim në Këshillin për të Drejtat e njeriut në atë kohë dhe të njëjtat, nga sot, do të jenë pjesë e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë”.

“Falënderoj Z. Kimete Haxholli për bashkëpunimin dhe ftoj të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës të cilët kanë dokumente, fakte, fotografi, të dorëzojnë të njëjtat në këtë institucion” ,ka thënë Kamberi.

Të ngjashme

Të fundit