17.2 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

Kamberi: Deklarata e Trumpit thekson një zgjidhje përfundimtare Kosovë-Serbi

- Advertisement -

Analisti i çështjeve politike, Belgzim Kamberi ka komentuar postimin e fundit të ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili përmend konfliktin Kosovë–Serbi. Sipas tij, ky postim duhet parë në kontekstin e doktrinës së Trumpit për zvogëlimin e përfshirjes amerikane në konflikte të reja, edhe pse situata aktuale botërore dëshmon të kundërtën.

Ai në “Debat Plus” shtoi se postimi i Trumpit lë të kuptohet një rikthim i mundshëm i diplomacisë amerikane në rajon, sidomos në procesin e dialogut Kosovë–Serbi, por mbetet skeptik për efektet reale te saj.

“Trump ka ardhur në administrate me premtimin për ndaljen e luftës. Sa ma pak luftra. Por spo ndodh për momentin. Ka përmend konfliktin Kosovë=Serbi, në kuadër të kësaj doktrine të shpërthimeve të konflikteve dhe e ka përmend këtë kontekst. E dyta, a do të merret SHBA=ja me rajonin, por me këtë postim duket se është I interesuar për rikthim të diplomacies amerikane në rajon, Kosovë=Serbi. Jam skeptic. Dhe e treta, nëse kthehet cfare premisa. A jemi duke diskutuar se Administrata Trump do të shkëputet nga Administrata Biden, duke e mbështetur dialogun Kosovë-Serbi. E ka lane locomotive BE-në, ajo ka qenë një lloj vagoni. A është duke e marrë timomin e dialogur, dhe nëse e merr për cka po e merr. A po e merr për një marrëveshje përfundimtare “politike” apo për një zbatim të marrëveshjeve ekonomike”, deklaroi Kamberi.

Sipas tij, ka shenja se kryeministri Albin Kurti nuk është i interesuar të hyjë në një proces të ri politik të dialogut. Në këtë kontekst, Kamberi ngre dilema se kush mund ta zëvendësojë atë në një fazë të re bisedimesh, duke përmendur si metaforë Abdullah Hotin.

“Shkëndijat e para që Kurti nuk është I interesuar me hy në këtë proces., e nëse s’është I interesuar kush do të hynte në vend të tij, metaforikisht Abdullah Hotin. Pastaj në anën tjetër, a I konvenon realisht Serbisë në kontekstin actual që të sjhtyej njëmarrëveshje përfundimtare Kosovë=Serbi.

Në fund cila do të ishte ajo marrëveshja apo premisa që do të konvenonte më shumë të zbatojë marrëveshjen ekonomike apo rikthimi I skenarit të rikthimit të ideve të korigjimit të kufijve apo të shkëmbimit të ri terroterial. Që duhet qeveri e re e jo me aktorët e njëjtë.”, deklaroi Kamberi.

Ai gjithashtu shtroi pyetjen nëse Serbisë i konvenon realisht, në situatën aktuale, të shtyhet përpara një marrëveshje përfundimtare.

Të ngjashme

Të fundit