10.9 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Kamala Harris zgjedh Tim Walzin si kandidat për nënpresident

- Advertisement -

Kandidatja e demokratëve në garën për presidente të Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, e ka zgjedhur guvernatorin e Minesotas, Tim Walz, si kandidat për nënpresident.

“Tim është lider i dëshmuar, i cili njihet për përmbushje të detyrave për familjet në Minesota. E di që do t’i ketë parimet e njëjta edhe në fushatë dhe në zyrë si nënpresident”, ka thënë Harris përmes një postimi në Instagram.

Vetë Tim Walz e ka konsideruar përfshirjen në tiketë presidenciale si “ndërjetësor”.

“Jam i tëri i përfshirë”, ka thënë ai përmes një postimi në X, platformë e njohur më parë si Twitter.

Sipas tij, Harris “është duke treguar politikën e asaj që mund të bëhet”.

“Më kujton pak ditën e parë të shkollës”, ka thënë ai.

“Le ta kryejmë këtë gjë, njerëz”.

Walz, 60-vjeçar, veteran i Gardës Kombëtare Ushtarake dhe ish-mësues, më 2006 u zgjodh nga një zonë me prirje republikane për t’u bërë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, dhe shërbeu aty për 12 vjet, para se të fitonte pozitën e guvernatorit të Minesotas, më 2018.

Si guvernator, Walz ka çuar përpara një agjendë progresive që përfshin shujta falas në shkolla, synimet për luftim të ndryshimeve klimatike, ulje taksash për klasën e mesme dhe rritje të numrit të ditëve të pushimit për punëtorët e Minesotas.

Walz e ka ngritur zërin për të mbrojtur edhe të drejtat e grave për riprodhim, mirëpo ka treguar me raste edhe anën e tij konservatore, duke mbrojtur interesat bujqësore dhe të drejtën për armë.

Harris, bijë imigrantësh prej Xhamajkës dhe Indisë, është duke shtuar në kandidaturën presidenciale një politikan që gëzon mbështetjen e demokratëve në shtëpi, mirëpo ka imazh të mirë edhe në Uiskonsin dhe Miçigan, dy shtete krye për fitoren e një kandidati.

Fushata e Harrisit shpreson që karriera e Walzit dhe imazhi i tij në rrjetet sociale, mund të marrin vëmendjen e atyre që nuk kanë vendosur ende për kë të votojnë.

Harris, 59-vjeçare, i ka ringjallur shpresat e Partisë Demokratike për fitore në zgjedhje prej kur presidenti aktual, Joe Biden, 81-vjeçar, ka hequr dorë prej garës.

Harris dhe Walz do të përballen me Trumpin dhe kandidatin e tij për nënpresident, J.D.Vance, po ashtu veteran ushtarak, në zgjedhjet 5 nëntorit./REL

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit