7.9 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

“Kam rritur çmimet, kërkoj 8 mijë deri në 10 mijë euro”, Albërije Hadërgjonaj tregon shumën për një dasëm

- Advertisement -

Ndër eventet më të pëlqyera të shqiptarëve janë dasmat.

Njëra ndër këngëtaret që performonë në këto evente është edhe Albërije Hadërgjonaj.

E ftuar së fundi në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo ka zbuluar shumën që merr ajo në një dasëm.

“E dua këtë punë jashtë mase, jam shumë selektive sepse i kam bërë çmimet më të larta. Më vjen keq ta them se ka shumë njerëz që të adhurojnë dhe duan të të kenë. Unë me orkestrën shkoj nga 8 deri në 10 mijë euro. Kam 30 vite që jam lodhur për këtë ditë, tani ka ardhur momenti më pak dasma, çmime më të mira”, u shpreh këngëtarja.

Hadërgjonaj shprehet se tashmë ka vendosur të punojë më pak dhe t’i kushtojë më shumë kohë vetes.

“Unë pushime të verës nuk kam bërë për shumë vite. Sivjet i kam lënë më pak data se çdo vit të jetës sime, sepse ka ardhur momenti të mos punoj aq shumë”, tha gjithashtu ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit