Mbrojtësi portugez, Joao Cancelo, ka thënë që ka qenë rrezik kalimi nga Manchester City te Barcelona.
Sidoqoftë, Cancelo tha se i pëlqen të rrezikojë dhe nuk kishte se si ta refuzonte një klub si Barcelona.
“Po, është e rrezikshme, mirëpo jeta ime ka qenë gjithmonë një rrezik”, ka thënë Cancelo për Mundo Deportivo.
“Më pëlqen gjithmonë që të rrezikoj. Për mua, ata janë tani ekipi më i mirë në botë dhe tani jemi dhe tani ardhja këtu ishte rrezik, mirëpo po, ama është Barcelona dhe kur e merrni shansin nga Barcelona, ju duhet të vini”.