Deputeti Haki Abazi ka komentuar gjithë situatën që solli deri te largimi i tij nga partia.
I ftuar në ‘Pressing’ në T7, Abazi ka thënë se ka bërë shumë për VV-në por që ky angazhim i tij nuk i është shpërblyer.
“Unë mora votat e të djathtëve dhe i futa në VV. Kishte atëherë shumë zhvillime dhe tradhtia e LDK-së ndaj VV-së e pastaj me ato që po ndodhnin në PDK,”- ka thënë ai.
Abazi më tej ka kujtuar shumë raste ku sipas tij, i është bërë padrejtësi por që nuk ka reaguar.
“Kam qenë në darkë me Kurtin, më nxorën nga numri 8 në numrin 19. Nuk kishte as reagimin më të vogël nga unë,”- ka thënë ai, ndërsa ka shtuar se kjo rënie që i ishte bërë në listën zgjedhore ishte arsye pse nuk kishte arritur të grumbullojë votat e njejta si në zgjedhjet e 2019-ës.
Kujtojmë se Abazi ka dalë nga partia, duke bërë akuza ndaj disa zyrtarëve të VV-së e edhe vetë kryeministrit Albin Kurti.