11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

“Kam përshtypjen se askush nuk është i kënaqur…”, çfarë po ndodh brenda Lëvizjes – zbulon deputeti i saj

- Advertisement -

Deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, kishte deklaruar se mund ta braktiste Lëvizjen Vetëvendosje, nëse do të votohej në parim projektligjin i cili përjashton veteranët nga rritja e pagës minimale.

“Çështja e veteranëve është në proces. Nuk do të jem pjesë e grupit (v.j. nëse veteranët përjashtohen nga rritja e pagës minimale). Do të jem deputet i pavarur, ashtu siç kam qenë në listën e VV-së si i pavarur dhe nuk i bashkohem asnjë grupi politik”, pati thënë Humolli në fund të korrikut, shkruan Gazeta Insajderi.

Deputeti Humolli nuk ka ndërruar qëndrim, as tash kur kanë kaluar disa javë nga deklaratë e tij. Në një prononcim për Gazetën Insajderi ai ka thënë se është duke i përcjellë me vëmendje lëvizjet brenda partisë, dhe jo vetëm.

“Kuvendi është në pushim, për momentin nuk ka ndonjë ndërrim prej asaj që kam deklaruar – tash ta shohim si do të zhvillohen. Unë jam duke e përcjell, dhe jam duke bë përpjeke për të ndryshuar pozitivisht Lëvizja Vetëvendosje – ta shohim sa do të reflektojë. Për momentin nuk është në nivel [v.j.Lëvizja Vetëvendosje] të mundësive që i ka Kosova për ta zhvilluar vendin”, ka thënë sot ai për Gazetën Insajderi.

Kur është pytur nëse ka edhe deputetë të tjerë të pakënaqur brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Humolli pa pëmendur emra ka thënë se “askush nuk është i kënaqur”.

“Kam përshtpjen që askush nuk është i kënaqur me gjendjen në Kosovë, vet gjendja tregon që nuk jena mirë, dhe duhet me reklektu”, ka thënë ai tutje për Gazetën Insajderi.

Se kush janë të pakënaqurit ende nuk dihet saktësisht, por dihet se Humolli pati pralajmëruar se nëse largohet nga Lëvizja e Albin Kurtit – së bashku me të ‘dëshpëruarit’ e tjerë do ta krijonin një grup të ri parlamentar.

Ndryshe, të shtunën është raportuar se Doarsa Kica-Xhelili njëra nga deputetet më aktive brenda grupit parlamentar të VV-së ka dhënë dorëheqje nga Lista Guxo.

Burimet që atë ditë kanë njoftuar për dorëheqjen e Kica-Xhelilit kanë thënë se ka pakënaqësi të mëdha dhe mundësi që edhe deputetë të tjerë të tërhiqen nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit